Lajme Zone
Në krye të Bashkisë Tiranë?/ U përmend në letrën e Veliajt, reagon Arbër Hajdari
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Në krye të Bashkisë Tiranë?/ U përmend në letrën e Veliajt, reagon Arbër Hajdari

Arbër Hajdari ka reaguar për herë të parë pasi kryebashkia...

Arbër Hajdari ka reaguar për herë të parë pasi kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion veliaj, e përmendi në një letër të shkruar nga qelia, si emër për t’iu deleguar detyra në krye të Bashkisë Tiranë.

Aktivisti i njohur ka ndarë një deklaratë përmes postimit në profilet e tij në rrjetet sociale.

Ai shprehet se ka rënë në çorbën e fantazive të Erion Veliajt dhe se nuk ka asnjë lidhje me historinë penale-politike mes dy socialistëve Rama-Veliaj. “Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!

Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!

Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.

Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”,-shkruan Hajdari./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.