Lajme Zone
“Në Krujë po xhirohej Shamikuqja, nuk ishte zjarrfikëse”
PolitikëJOQ Albania

“Në Krujë po xhirohej Shamikuqja, nuk ishte zjarrfikëse”

Nga Ministria e së Vërtetës.

Nga Ministria e së Vërtetës. Ditën e djeshme, teksa Kruja digjej, në qarkullim u pa një zjarrfikëse e degraduar e Peqinit.

Lidhur me këto pamje, ka reaguar drejtori i përgjithshëm i Zjarrfikëses Arben Cara dhe ministri i Mbrojtjes Besfort Lamallari.

Në një deklaratë për shtyp, dy kokat u shprehën se zjarrfikësja në fjalë ishte aty për një skemë filmi. Sipas tyre, disa aktorë turk, duan të ribëjnë filmin e Shamikuqes në Shqipëri ndaj dhe u kanë dhënë për përdorim mjetin zjarrfikës të Baba Qemos të ruajtur nga shteti shqiptar si sytë e ballit në kuadër të historisë së vjetër

Gjithashtu, nga burimet në korridoret e ministrisë u mësua se në rolin e shoferit Iliaz, ka qenë Rama i cili në ato momente në Krujë, ka qenë dukë shkuar për të marrë shamikuqen e tij.