Arrestimi i tij ndodhi pasi autoritetet franceze dyshuan për një fluturim të pazakontë mbi termocentralin bërthamor Penly, një zonë me masa të rrepta sigurie. Sipas mediave franceze, avioni i vogël që ai pilotonte zbriti nën lartësinë minimale të lejuar gjatë kalimit mbi impiantin strategjik. Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë Policia e Shtetit ka konfirmuar arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiraj në Lion të Francës për llogari të SPAK.
Beqiraj pritet të dalë nesër, 29 korrik, para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t'i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar, në funksion të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë.
"Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Lion, Francë, si dhe pas shkëmbimit të informacionit mes dy strukturave, autoritetet franceze kanë konfirmuar arrestimin, në qytetin e Amiens, Francë, të shtetasit E. B, 44 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës", e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale".
Shtetasi E.B, u ndalua fillimisht nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, të cilat më pas ia referuan çështjen strukturave të Xhandarmërisë Franceze.
Aktualisht, ai është vendosur në paraburgim. Ditën e nesërme pritet të dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t'i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në funksion të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë", njofton mbëmjen djeshme Policia e Shtetit. Shoqëritë kryesore të Ermal Beqirit, "Soft & Solution" dhe "Horizon", u vendosën nën sekuestro preventive nga Gjykata e Posaçme por pavarësisht se ishte në kërkim prej muajsh, kompanitë e tij kanë vijuar të përfitojnë kontrata publike. Ndërkohë arrestimi i Beqirit ka ndodhur të shtunën pasdite, në rrethana të çuditshme dhe misterioze. Sipas mediave franceze ai ka qenë duke pilotuar një avion të vogël, i cili ra në sy duke “fluturuar mbi termocentralin bërthamor Penly në Seine-Maritime. Ndërsa fluturonte në një lartësi prej 3,700 këmbësh (afërsisht 1,200 metrash), piloti papritmas uli hundën e avionit në 3,500 këmbë, një lartësi nën limitin ligjor për fluturim mbi vende të ndjeshme”.
Përtej faktit se bëhet fjalë për një qendër të rëndësishme bërthamore, termocentrali Penly është gjithashtu vendi i ndërtimit të EPR-2 të ardhshëm, një çift reaktorësh bërthamorë të gjeneratës së ardhshme, për të cilët ka një interes në nivel botëror. SPAK e kërkon për aferat te AKSHI, Ermal Beqiri arrestohet për spiunazh në Francë
28 Korrik, 20:57 policia e shtetit arrestimin e ermal beqirajt në francë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Kthjellime dhe rritje temperaturash, zbuloni parashikimin e motit për ditën e sotme 29 Korrik 2026, 07:1407:14Aktualitet "Ramën nuk e marrin me helikopter si Maduron", Kalaja: SHBA të mbajë një qëndrim për protestën 28 Korrik 2026, 22:1222:12Aktualitet 59 ditë revoltë/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin 28 Korrik 2026, 21:3521:35Aktualitet Aktivisti thirrje nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator 28 Korrik 2026, 21:2521:25Aktualitet Dita e 59-të e revoltës, aktivistja rreshton 10 arsyet pse qytetarët protestojnë 28 Korrik 2026, 21:1821:18Aktualitet Zjarr pranë godinës së Drejtorisë Arsimore në Fier 28 Korrik 2026, 20:5420:54Aktualitet

