Nexhmedin Danaj Emri i Danajt është përfshirë në hetimet e operacionit ndërkombëtar “Ura”, të zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane kundër grupeve të dyshuara për trafik droge dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Nexhmedin Danaj, është arrestuar në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për trafik ndërkombëtar të narkotikëve dhe pastrim parash.
Emri i Danajt është përfshirë në hetimet e operacionit ndërkombëtar “Ura”, të zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane kundër grupeve të dyshuara për trafik droge dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.
Danaj dyshohet se ka pasur rol në lëvizjen dhe pastrimin e parave që dyshohet se siguroheshin nga trafiku i kokainës.
Hetuesit dyshojnë se një pjesë e parave janë lëvizur drejt Dubait përmes një kompanie, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në kuadër të operacionit “Ura”, autoritetet vendosën nën sekuestro edhe kompaninë “Vlora Cable”, në pronësi të Danajt, si dhe biznesin “Dubai Inn”.
Lidhur me arrestimin ka reaguar edhe policia, ku bën me dije se po bëhen procedurat për të ekstraduar Danajn drejt Shqipërisë. "Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Abu Dhabit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, është arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi N. D., 57 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin prill 2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet dyshohet se 57-vjeçari, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka bashkëfinancuar, mundësuar dhe koordinuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt shteteve të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, shtetasi N. D. akuzohet se ka përdorur metoda të sofistikuara financiare, përfshirë transferta digjitale, për kryerjen e pagesave të konsiderueshme, në disa shtete, për blerjen e lëndëve narkotike.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 57-vjeçarit në Shqipëri."-thuhet në njoftim. SPAK ka bërë të ditur se hetimet e zhvilluara gjatë periudhës 2020-2025 kanë dokumentuar 40 episode të dyshuara të trafikut të narkotikëve, mes tyre raste që lidhen me kokainën dhe heroinën.
Operacioni ndërkombëtar çoi në caktimin e 52 masave të sigurisë në Shqipëri dhe Itali. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar gjithashtu pasuri, kompani, automjete dhe shuma parash, për të cilat autoritetet dyshojnë se lidhen me aktivitetin kriminal të personave nën hetim.
Pas arrestimit të Danajt në Dubai, mbetet për t’u sqaruar procedura që do të ndiqet ndaj tij dhe nëse autoritetet shqiptare do të kërkojnë ekstradimin e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe.nexhmedin danaj spak dubai arrestim Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike U aksidentua një ditë më parë në Fier, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari! 1 Shtator 2026, 15:2015:20Kronike Sherri në Golem, kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën nga pronarët: Më kërcënonin se do të më vrisnin dhe do më zhduknin trupin! 1 Shtator 2026, 13:1913:19Kronike Autor i tetë vjedhjeve, kapet 'skifteri' 49-vjeçar në Durrës; shpallet në kërkim bashkëpunëtori 1 Shtator 2026, 12:5412:54Kronike Dy vite nga atentati ndaj Agron Pukës në Rrilë, Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit 1 Shtator 2026, 12:0712:07Kronike Sherri në Golem për pagën, publikohen pamjet nga dhuna barbare ndaj kamerierit 18-vjeçar nga pronarët (Video) 1 Shtator 2026, 11:5311:53Kronike Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë në Pogradec, procedohen penalisht 3 mjekët 1 Shtator 2026, 10:1410:14Kronike

