Lajme Zone
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Kapet në Rinas 32-vjeçari nga Kukësi, u prezantua me identitet tjetër për t’i shpëtuar arrestimit
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Kapet në Rinas 32-vjeçari nga Kukësi, u prezantua me identitet tjetër për t’i shpëtuar arrestimit

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është kapur në Rinas, me qëllim ekstradimin e tij.

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është kapur në Rinas, me qëllim ekstradimin e tij. Policia bën me dije se A. Sh., banues në Kukës, akuzohet për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në momentin e ndalimit, ai është prezantuar me një identitet tjetër, në përpjekje për të shmangur identifikimin dhe arrestimin.

Kapja e tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Wanted”, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

DVP Tiranë

Vijon operacioni i koduar “Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Akuzohet në Kosovë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari.

Në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas është prezantuar me identitet tjetër, për të shmangur identifikimin dhe arrestimin e tij.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për kapjen e shtetasve në kërkim dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë lokalizuar dhe kapur në Rinas, shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit, në Kosovë. Top Channel