Lajme Zone
Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ndalohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ndalohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj

Është ndaluar në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Beqiraj mësohet se është kapur rastesisht pasi ka fluturuar me një aeroplan të vogël mbi një zonë të ndaluar. Sipas mediave franceze ai ka fluturuar me aeroplan mbi nje central nuklear.

Është ndaluar në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Beqiraj mësohet se është kapur rastesisht pasi ka fluturuar me një aeroplan të vogël mbi një zonë të ndaluar. Sipas mediave franceze ai ka fluturuar me aeroplan mbi nje central nuklear. Pas ndalimit të tij nga autoritetet franceze, priten procedurat e ekstradimit. Gjykata e Posaçme i ka caktuar Beqirajt më herët masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Atij gjithashtu i janë sekuestruar pasuri dhe disa llogari bankare.