Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

“Në çdo vend PR e bëjnë kompanitë organizative, këtu u angazhua kryeministri”/ Myrtollari: Koncerti i Kanye West doli me humbje, u shitën vetëm 25 mijë bileta nga 60 mijë të planifikuara


Aktivisti Martin Myrtollari, i ftuar në programin e drekës në News24 deklaroi se problemi nuk qëndronte te koncerti i Kanye West, por te PR që iu bë nga përfaqësues të lartë të shtetit kur në vende të tjera këtë e bëjnë organizatorët.

Aktivisti Martin Myrtollari, i ftuar në programin e drekës në News24 deklaroi se problemi nuk qëndronte te koncerti i Kanye West, por te PR që iu bë nga përfaqësues të lartë të shtetit kur në vende të tjera këtë e bëjnë organizatorët. Ai tha se koncerti doli me humbje dhe vendet u mbushën me studentë dhe punonjës administrate. Myrtollari theksoi se në krye të fushatës për të promovuar koncertin e këngëtarit amerikan u vendos kryeministri Edi Rama. “Asnjë nga protestuesit nuk kishin probleme me këngëtarin, por me PR që u bë nga kryeministri dhe ministrat. Në çdo vend të botës e bëjnë kompanitë organizuese dhe miqtë dhe asistentët. U bënë shkrime qesharake me AI në faqen e Kanye West. Problemi që ndron në faktin se politika tha se do t’i fusë hundët edhe atje ku nuk i takon. Koncerti jo vetëm që nuk ka sjellë fitim, por me minus. Nga 60 mijë bileta u shitën vetëm 25 mijë. Në koncert shkoi administrata dhe studentë e nxënës, biletat ishin falas”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb