Mbajtja në paraburgim e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, prej shkurtit të vitit 2025, përfn në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Dosja në Strasburg shkon pa firmën e Veliaj, pasi avokatët britanikë thanë se SPAK u kishte refuzuar takimin me kryebashkiakun në qeli pa dhënë asnjë arsye. “Aplikimi në Strasburg tashmë do realizohet pa takimin e programuar me avokatët britanik, për shkak të refuzimit të SPAK”, thuhet në njoftimin zyrtar. LEXO EDHE:'Bashkisë së Tiranës iu pre koka', Rama: Nuk ka precedent në Europë! Familjet e tërmetit po paguajnë çmimin Për kryeministrin Edi Rama, mbajtja në paraburgim e kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj, është rast i paprecedentë. “Kësaj kokë prerjeje të padëgjuar në historinë e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Europës që hyjnë në Këshillin e Europës, s'ka asnjë rast. Këshilli i Europës ka dy raste, më saktë Gjykata e Strasburgut dy, të cilat në të dyja ka shpallur arbitrar mbajtjen në paraburgim të një kryetari njësie bashkiake diku në Hungari dhe të një kryetari bashkie në Turqi. Referenca demokratike dhe është rasti i Shqipërisë që është rast që është shumë më i rëndë dhe shumë më i mbrapsht sesa dy rastet e tjera”, tha Rama. Pasoja e drejtimit të kryeqytetit pa një kryetar në zyrë, sipas kryeministrit po bie mbi qytetarët. “E kanë paguar me dëme kolosale kategori sociale në Tiranë, ku më e prekura është ajo e familjeve që presin më në fund t'iu jepet çelësi sepse janë viktima të tërmetit. Mos flas për viktimat e tjera. Eksperiment jashtëzakonisht i rëndë dhe totalisht i dështuar", u shpreh kryeministri. Më 25 maj të këtij viti, votat e 5 nga 8 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kthyen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, kërkesën e kryebashkiakut Veliaj për heqjen e masës së arrestit me burg. Detyrë kryesore për Gjykatën e Lartë u la arsyetimi nëse masa ekstreme është proporcionale në raport me detyrën që Veliaj ka si kryebashkiak i zgjedhur. Verdikti pritet të shpallet më 15 shtator. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/P.J/Shqiptarja.com TAG: arrestimi i erion veliajt erion veliaj gjyqi per dosjen Veliaj Strasburg Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.6 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Tironci: 10/09/2026 14:57 (Eshte apo jo fajtor Veliaj ??) Qendrimi,veprimi dhe zvarritja e ketij gjykimi,deri ne absurditet,per ne si publik,flet qarte qe SPAK'u eshte totalisht i PA PERGJEGJSHEM dhe ne DEGRADIM !! Tironci Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 10/09/2026 10:04 Ne çfar gjyqi themeli eshte ? A ja kane faktuar apo mendojne , prandaj nuk po perfn gjyqi .Turp qe e arestuan sipar letres anonime .Me gjith ate Erjoni ka per ta fituar gjyqin dhe spaku kapaku I saliut do te mbetet me gisht ne goje . Përgjigju Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 3850 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
