Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili ndodhet në arrati dhe ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është shfaqur sërish në regjistrat e pronësisë në Serbi. Sipas Nova.rs, Radoiçiç është bërë pronar i pesë tokave në Novi Pazar, në zonën kadastrale "Kashal", me një sipërfaqe totale prej 37.319 metrash katrorë, ose rreth katër hektarësh. Novi Pazar është një qytet në jugperëndim të Serbisë, më pak se 50 km pranë kufirit me Kosovën dhe Malin e Zi, në rajonin e Sanxhakut. LEXO edhe...Ylli Pata: Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin? Media serbe shkruan se njëra prej tokave është në bashkëpronësi me Sinisha Nedelkoviçin nga Zveçani, ndaj të cilit Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione për shkak të lidhjeve me Zvonko Veselinoviçin, ish-partner biznesi i Radoiçiçit. Radoiçiç nuk është shfaqur publikisht që prej tre vitesh, kur mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë. Pas kësaj, ai u tërhoq nga kompania "Inkop" dhe nga katër kompani të tjera, ndërsa më vonë kaloi në emër të bashkëshortes së tij, Ema, pronësinë e disa pasurive të paluajtshme në lagjen "Dedinje" në Beograd. Sipas medias serbe, Radoiçiç formalisht nuk figuron më zyrtarisht në biznes, politikë apo futboll. Deri dy vjet më parë Radoiçiçi figuroi pronar, së bashku me bashkëshorten e tij Ema, i dy objekteve dhe një parcele në lagjen "Dedinje" të Beogradit, në Bulevardin "Knez Aleksandar Karaxhorxheviq". Pranë këtij kompleksi ndodhen edhe vilat e Zvonko Veselinoviçit dhe Nikola Petroviçit, kumbar i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Më pas, e gjithë pronësia mbi kompleksin kaloi në emër të bashkëshortes së tij. Sipas Nova.rs, fillimisht ishte planifikuar ndërtimi i një vile me sipërfaqe mbi tokë prej 994,5 metrash katrorë dhe një pishine, por projekti u ndryshua. Tashmë, dokumentet parashikojnë ndërtimin e një vile luksoze me sipërfaqe prej 1.569 metrash katrorë. Por tani, sipas të dhënave të Kadastrës emri i tij është rikthyer sërish në regjistrat e pronësisë, këtë herë si pronar i pesë tokave në Novi Pazar. Ndërkohë, sipas një raportimi të mëparshëm të Radios Evropa e Lirë, ndaj Sinisha Nedelkoviçit ekzistonte një rast aktiv në Prokurorinë e Mitrovicës. Ai akuzohej për tentativë vrasjeje, prodhim dhe shitje të paligjshme të drogës, si dhe posedim të paligjshëm të armëve. Radoiçiç është gjithashtu nën sanksione të Shteteve të Bashkuara. Sipas Nova.rs, në Serbi formalisht vijon ende hetimi ndaj tij për rastin e Banjskës, ndërsa në Kosovë ai përmendet në aktakuzë si drejtues i grupit të akuzuar për atë sulm. U.D/ReportTv.al milan radoicic serbi SHBA Novi Pazar Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.3% Të gabuar 20.7% Nuk e di 4% Vota total: 2032 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
