Lajme Zone
Në 6 muaj, mbi 17 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave! Banka e Shqipërisë: Procesi rriti kërkesën për kredi për shtëpi, 295 mln € në 5 muaj
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Në 6 muaj, mbi 17 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave! Banka e Shqipërisë: Procesi rriti kërkesën për kredi për shtëpi, 295 mln € në 5 muaj

Në gjysmën e parë të vitit bankat kanë qenë më dorëlëshuara me qytetarët që kanë aplikuar për të marrë kredi, si për konsum ashtu edhe për të blerë shtëpi.

Rivlerësimi pasurive të paluajtshme ka ndikuar në shtimin e kërkesave për kredi në gjysmën e parë të vitit thotë Banka e Shqipërisë. Ndërkohë sipas të dhënave nga agjencia e Kadastrës në këtë periudhë janë bërë në total mbi 17 mijë aplikime për rivlerësim të banesave. *** Në gjysmën e parë të vitit bankat kanë qenë më dorëlëshuara me qytetarët që kanë aplikuar për të marrë kredi, si për konsum ashtu edhe për të blerë shtëpi. LEXO EDHE:Banka e Shqipërisë ul interesin për kreditë konsumatore deri 200 mijë lekë! Rritet për ato 200-600 mijë lekë Banka e Shqipërisë thotë se në tremujorin e dytë të vitit u regjistruan më shumë kërkesa për kredi nga qytetarët, ndërkohë që bankat lehtësuan kushtet. “Lehtësimi i standardeve të kreditimit u arrit nga konkurrenca në sistem bankar dhe toleranca më e lartë e bankave kundrejt marrjes përsipër të rrezikut”, thuhet në raport. Bankat janë shprehur se në shtimin e aplikimeve për kredi ka ndikuar, nevoja për financimin e blerjes së banesave, dhe vlerësohet si shtytës edhe ligji për rivlerësimin e pronave. “Ligji në fuqi për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme u cilësua po ashtu si faktor nxitës në kërkesën për kredi. Faktorët e tjerë patën ndikime minimale”, thuhet në raport. Në të gjithë vendin, qytetarë e biznese po rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme. Sipas të dhënave nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës deri më tani janë bërë 17,851 aplikime për rivlerësim. Kjo fushatë e afrimit të vlerës së pronës me çmimet e tregut kundrejt një tatimi prej 5% do të zgjasë deri në 31 dhjetor 2026. Afrimi i vlerës së pronës me çmimet e tregut e rrit aksesin në kredi, pavarësisht se për shkak të kufizimeve të caktuara nga Banka e Shqipërisë kredia për blerje banese është në vlerë më të ulët se vjet. KREDIA PËR BLERJE BANESEJanar-Maj 2025 307 mln euroJanar-Maj 2026 295 mln euroDiferenca -12 mln euroNë periudhën janar-maj 2026 bankat kanë aprovuar 295 milionë euro kredi për blerje banese, nga 307 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2025, ose 12 milionë euro më pak. Në korrik të vitit të kaluar, banka qendrore e kufizoi në disa tavane kredidhënien për pasuritë e paluajtshme, për të frenuar ekspozimin e lartë të bankave në këtë sektor. K.M/Shqiptarja.com TAG: rivleresimi i pronave banka e Shqiperise Komento Komente Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 27.9% Nuk e di 8.1% Vota total: 4322 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?