Lajme Zone
Ndryshimet nga Reforma Territoriale “prekin” edhe kryeqytetin/ Ja çfarë propozohet për Tiranën
PolitikëCNA

Ndryshimet nga Reforma Territoriale “prekin” edhe kryeqytetin/ Ja çfarë propozohet për Tiranën

Kryeqyteti i vendit duket se do t’i nënshtrohet një kapitu...

Kryeqyteti i vendit duket se do t’i nënshtrohet një kapitulli të ri ndryshimi përmes Reformës Administrativo-Territoriale.

Siç deklaroi për A2 CNN bashkëkryetari socialist i komisionit për këtë reformë, Arbjan Mazniku, bëhet fjalë për një rishikim dhe rivlerësim të gjendjes aktuale të nivelit të qeverisjes së Tiranës.

Sipas Maznikut, një element që mund t’i shtohet është edhe përfshirja e operimit të Aeroportit “Nënë Tereza”.

Po ashtu, Mazniku theksoi se po konsiderohet edhe mundësia për një kapitull të posaçëm për kryeqytetin në ligjin për pushtetin vendor. “Aeroporti që i shërben më së shumti Tiranës, por edhe me kapacitetet për ta operuar rreth e qark Tiranës, pasdyshim do të ishte një ndër gjërat që do të bënte shumë sens që të shikohej. Është ndër gjërat që jemi duke parë dhe vlerësuar. Dhe është e udhës që jo detyrimisht të kemi një ligj të posaçëm për Tiranën, por edhe kapitull të posaçëm në ligjin për pushtetin vendor”,-tha Mazniku./CNA Mazhoranca zbulon planin për Reformën Territoriale/ “Shkrihen” disa bashki, ja ndryshimet

16 Korrik, 16:44 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.