Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka prezantuar dy nënkryetarët e rinj të institucionit, Bekim Memën dhe Marjan Ndershtiqajn. Gjatë mbledhjes me ekipin drejtues, ku u diskutuan çështjet e ditës dhe prioritetet për qytetin dhe njësitë administrative, Beci u uroi mirëseardhjen dhe suksese dy nënkryetarëve në përgjegjësitë e reja. LEXO edhe...Rama publikon pamjet nga rruga e Komanit: Mes një peizazhi spektakolar të veriut (VIDEO) “Skuadrës sonë i janë bashkuar Bekim Mema dhe Marjan Ndershtiqaj, në detyrën e nënkryetarëve të Bashkisë Shkodër. Ju uroj mirëseardhjen, suksese dhe punë të mbarë”, shkruan Beci. Bekim Mema vjen në këtë detyrë pas disa vitesh përvojë në Bashkinë Shkodër, ku ka punuar pranë Drejtorisë së Zhvillimit Strategjik. Ndërsa Marjan Ndershtiqaj ka mbajtur më parë postin e drejtorit rajonal të Shërbimit të Transportit Rrugor dhe aktualisht është kryetar i Partisë Socialiste në Shkodër. Kryebashkiaku falënderoi gjithashtu Rudin Bekën për kontributin e dhënë gjatë tri viteve në drejtimin e Bashkisë Shkodër. Ai sqaroi se Beka do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës, tashmë në distancë, ndërsa e cilësoi atë një mik dhe një shkodran që e do fort qytetin e tij. Xh.K/ReportTv.al Shkoder bashkia shkoder Benet Beci Marjan Ndershtiqaj Bekim Mema Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.9% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 8560 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

