Një 40-vjeçare ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në Përmet, në rrethana që janë ende duke u hetuar nga autoritetet.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:00 në Lagjen e Re. Sipas të dhënave paraprake, gruaja me inicialet D. J. dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i gjashtë i i pallatit ku banonte, duke gjetur vdekjen.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

