Lajme Zone
Ndodh në SHBA: Avioni privat bën ulje emergjence në mes të trafikut
Të tjeraJOQ Albania

Ndodh në SHBA: Avioni privat bën ulje emergjence në mes të trafikut

Një incident i pazakontë është regjistruar të shtunën në North Fort Myers të Floridës, ku një avion privat është detyruar të bëjë ulje emergjence në mes të një rruge, pas një problemi teknik gjatë fluturimit. Gjatë uljes, avioni është përplasur me pjesën e pasme të një kamionçine që po lëvizte në atë moment.

Sipas mediave amerikane, në bordin e avionit të tipit “Cessna 172D Skyhawk” ndodheshin dy pilotë, të cilët konstatuan një problem mekanik dhe vendosën të kryenin ulje emergjence në Bayshore Road, pranë autostradës Interstate 75.

Gjatë manovrës, avioni goditi pjesën e pasme të një kamionçine që po udhëtonte në drejtim lindor. Përplasja shkaktoi dëmtime në të dyja mjetet, ndërsa incidenti solli edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në zonë.

Sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Lee, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Të dy pilotët, drejtuesi i kamionçinës dhe personat e tjerë të përfshirë në ngjarje kanë shpëtuar pa dëmtime.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka marrë përsipër hetimin për të përcaktuar shkakun e defektit që detyroi pilotët të uleshin në rrugë. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur natyrën e saktë të problemit teknik. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)