Aktivisti Edison Lika ka bërë thirrje për qytetarët e 15 bashkive që sipas propozimit të mazhorancës priten të shkrihen. Ai po ashtu tha se nesër do të mbahet një protestë në Shkodër kundër ngritjen së konsullatës serbe atje. Në një moment të gjithë protestuesit ndezën blicat dhe brohoritën “SPAK you”. “Jemi në shesh për 15 bashkitë e vogla, që kërkohet t’ju vendoset dryni. Sot ne kemi një të zgjedhur për 40 mijë banorë, do të shkojë 1 për 50 mijë banorë, turp. Ata nuk kanë marrë zgjidhje deri sot imagjino sot.
Le të përmendim bashkitë të cilave do t’ju vendoset dryni: Të na bashkohet Fushë-Arrëzi, të na bashkohen qytetarët e Klosit, Rrogozhinës, Dimalit, Poliçanit, Patosit, kësaj lëvizjeje t’i bashkohen qyetarët e Selenicës, Memaliajt, Cërrikut, Belshit, Prrenjasit, Maliqit, Devollit dhe të kërkojmë dorëheqje. Nga ky shesh do të vijë fundi i regjimit dhe Edi Ramës. Nuk do të lëmë pa përmendur dhe protestën nesër në Shkodër kundër konsullatës serbe”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
