Lajme Zone
Ndihmoi një të arrestuar të mos ekstradohej drejt Gjermanisë, arrestohet polici 32-vjeçar në Dibër
PolitikëTop Channel

Ndihmoi një të arrestuar të mos ekstradohej drejt Gjermanisë, arrestohet polici 32-vjeçar në Dibër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Kukës-Dibër ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, Megin Gani Ademi, 32 vjeç.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Kukës-Dibër ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, Megin Gani Ademi, 32 vjeç. Ai mbante detyrën e specialistit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, teksa në pranga u vu për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se punonjësi i policisë dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale lidhur me largimin e shtetasit Amir Muaremi, i cili ishte me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe në proces ekstradimi drejt Republikës Federale të Gjermanisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Top Channel