Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ndezi zjarr për mbeturinat, por flakët dogjën edhe zetorin e fqinjit, arrestohet 57-vjeçari në Lushnjë (VIDEO)


Ilirjan Kola dyshohet se një ditë më parë ndezi zjarr për në tokën e tij, në fshatin Lumth, për djegien e mbeturinave, por flakët u përhapën edhe në tokën e fqinjit

Lushnjë - Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Ilirjan Kola dyshohet se një ditë më parë ndezi zjarr për në tokën e tij, në fshatin Lumth, për djegien e mbeturinave, por flakët u përhapën edhe në tokën e fqinjit, ku si pasojë janë djegur një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio dhe baza ushqimore për blegtorinë. LEXO edhe...Lamallari paralajmëron qytetarët: Zjarrvënia është krim, dënimet deri në 15 vite burg Ky i fundit në përpjekje për të fikur zjarrin ka pësuar djegie. “Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së një rasti zjarrvënieje, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin I. K., 57 vjeç, banues në fshatin Lumth, Lushnjë. Ditën e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Lumth, për djegien e mbeturinave, por flakët janë përhapur në tokën e fqinjit të tij, shtetasit A. A., ku si pasojë janë djegur një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio dhe baza ushqimore për blegtorinë. Shtetasi A. A., në përpjekje për të shuar flakët në pronën e tij, ka pësuar djegie. Ai po merr mjekim në Spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën" njoftoi sot policia teksau bëri apel qytetarëve që të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr". -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/E.H/ReportTv.al lushnje Fier zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 61.4% Jo 33.8% Disi 4.7% Vota total: 2748 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?