Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ndezi flakadanë në Kuvend e u përjashtua, Kaso: Rama autokrat që duhet larguar, dhunon studentët dhe tallet me qytetarët


Ivi Kaso, deputeti i PD-së që ndezi flakadanë sot në parlament dhe u përjashtua për së paku ditën e sotme, ishte i ftuar në emisionin Minuta e parë.

Ivi Kaso, deputeti i PD-së që ndezi flakadanë sot në parlament dhe u përjashtua për së paku ditën e sotme, ishte i ftuar në emisionin Minuta e parë. Kaso tha se kryeministri Edi Rama është autokrat, që duhet rrëzuar. Shtoi se qeveria e Ramës dhunon studentët dhe tallet me qytetarët. Sipas tij, kryeministri duhet të ikë, pasi kjo do i shërbente vetëm për mirë vendit. Ivi Kaso: Rama në vend se të dëgjojë studentët, i dhunon ato. Nuk mundet që një shtet normal të miratojë 18 ligje për një ditë. Kështu do shkojmë në BE? Duke miratuar ligje, që nuk e dimë as se çfarë ligjesh janë. Ne kërkuam që protesta e studentëve të jetë tema e ditës. Kjo mazhorancë tallet me qytetarët. Kjo fasadë në parlament mbahet sepse janë të gjithë këta qeveritarë që janë në hall me drejtësinë. Halli i Shqipërisë sot është që mijëra të rinj janë në rrugë dhe qeveria nuk e vendos ujin në zjarr. Flakadanët në parlament janë shenjë revolte të anormalitetit që ekziston në vend. Vendi është në moment të rëndë të krizës politike. E dinë dhe ata që kjo krizë nuk zgjat shumë.

Opozita ka vite që e thotë se duhet të dorëhiqet kryeministri i vendit, sepse është e keqja e madhe e vendit dhe të nisë rruga për ndryshim. U keqkuptua fjala e Berishës, sepse nuk bëri thirrje për dhunë, por e kishte në mënyrë simbolike, që shkopat e gomës i meritojnë qeveritarët e jo studentët. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: flakadane Ivi Kaso Kuvendi