Lajme Zone
Ndëshkime për këmbësorët në Itali/ Gjoba prej 75 eurosh kur kalojnë rrugën duke folur në telefon
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ndëshkime për këmbësorët në Itali/ Gjoba prej 75 eurosh kur kalojnë rrugën duke folur në telefon

Kodi i ri i Rrugës së Italisë po synon të ndryshojë rregullat për këmbësorët që janë të zënë me telefonat e tyre celularë ndërsa kalojnë rrugën Ministria e Transportit në Itali njoftoi se tanimë ka zgjedhur të luftojë fenomenin e shpërqendrimit përmes gjobave . Ky ndëshkim, i cili është përfshirë në draftin e Kodit të Rrugës që pritet të miratohet deri në mesin e tetorit në vend, mbart një gjobë p

Kodi i ri i Rrugës së Italisë po synon të ndryshojë rregullat për këmbësorët që janë të zënë me telefonat e tyre celularë ndërsa kalojnë rrugën

Ministria e Transportit në Itali njoftoi se tanimë ka zgjedhur të luftojë fenomenin e shpërqendrimit përmes gjobave .

Ky ndëshkim, i cili është përfshirë në draftin e Kodit të Rrugës që pritet të miratohet deri në mesin e tetorit në vend, mbart një gjobë prej 75 eurosh ose më shumë.

Qëllimi është të zvogëlohen rastet në të cilat shoferët nuk kanë kohë të mjaftueshme për të reaguar ndaj këmbësorëve që janë të zhytur në telefonat e tyre celularë, gjë që mund të çojë në aksidente të rënda.

Masa vjen pas disa vendimeve gjyqësore në Itali që kanë fajësuar këmbësorët e pavëmendshëm për aksidentet.

Rregulloret e reja ndalojnë gjithashtu përdorimin e pajisjeve të tjera elektronike nga këmbësorët, të tilla si laptopët, tabletët dhe kamerat digjitale./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.