Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, është takuar me të rinj shqiptarë që kanë qenë pjesë e programeve të shkëmbimit amerikan. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se takimi kishte në fokus dëgjimin e ideve dhe këndvështrimeve të të rinjve, si dhe diskutimin mbi mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund t’i mbështesin ata në realizimin e propozimeve të tyre. View this post on Instagram Në qendër të diskutimit ishte roli i të rinjve në zhvillimin e komuniteteve dhe zbatimi i zgjidhjeve konkrete për sfidat me të cilat përballen. “Të frymëzuar nga Amerika, ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e Ambasadës amerikane. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj Etiketa: Ambasada e SHBA Eric Wendt takimi te rinjte Tirane

