Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, IKMT ka ndërhyrë këtë të hënë ka shembur një objekt 4-kate dhe me 1 kat nëntokë të ndërtuar pa leje në zonën e Qeparoit, pjesë e Bashkisë së Himarës. Nga verifikimi i rastit ka rezultuar se subjekti, me gjithë pretendimin se kishte ndërtuar prej kohësh një objekt 1-kat me 1 kat nëntokë për të cilin kishte aplikuar për leje legalizimi pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, ka vijuar me ndërtimin brenda pak ditëve të 3 kateve të tjera duke betonuar pa dizarmim. IKMT do të referojë në prokurori të gjitha materialet dhe po bashkëpunon ngushtësisht me organet ligjzbatuese për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe vënë para përgjegjësisë ligjore jo vetëm subjektin por edhe çdo inspektor që nuk ka kryer siç duhet detyrën. Gjithashtu janë publikuar pamjet nga momenti i shembjes.
