Lajme Zone
Ndërpritet pas 12 orësh seanca e Kuvendit të Kosovës! Në sallë vetëm 38 deputetë, s'ka kuorum për ligjin e 'Speciales'
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ndërpritet pas 12 orësh seanca e Kuvendit të Kosovës! Në sallë vetëm 38 deputetë, s'ka kuorum për ligjin e 'Speciales'

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri me dije se data e re për vazhdimin e seancës do të caktohet pas konsultimeve dhe dakordësimit me kryetarët e grupeve parlamentare.

Në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës që zgjati gati 12 orë, nuk janë zhvilluar diskutime rreth ligjit për t’ia kufizuar mandatin Gjykatës Speciale për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të deputetëve për të siguruar kuorumin. Në sallë ishin vetëm 38 deputetë. Si rrjedhojë mbeti pa u hedhur në votim rezoluta e propozuar nga Aleanca për energjinë, si dhe projektligji për Dhomat e Specializuara. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri me dije se data e re për vazhdimin e seancës do të caktohet pas konsultimeve dhe dakordëiimit me kryetarët e grupeve parlamentare. LEXO EDHE:Katër vite nga dorëheqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në veri të Kosovës, vendet e tyre ende vakante Të enjten, Kuvendi e përfshiu në rend dite shqyrtimin e projektligjit, pas kërkesës së Partisë Demokratike (PDK) që të rrëzohet vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula dhe të hyjë në fuqi versioni i miratuar nga deputetët në dy lexime. Presidentja e pati kthyer ligjin në Kuvend pikërisht me kërkesën e PDK-së që të bëheshin disa ndryshime në të. Por, ky subjekt politik ka kërkuar që përmbajtja e ligjit të miratohet dhe, pas hyrjes në fuqi të ligjit, ai t’i nënshtrohet amendimit. P.J P.J Shqiptarja.com TAG: gjykata speciale ne hage Albulena Haxhiu kosove Kuvendi i kosoves Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

12 Nëntor, 17:55

Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 70.6% Të gabuar 26.4% Nuk e di 3% Vota total: 2344 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55 Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?