Lajme Zone
Ndërhyrje nga toka dhe ajri, Forcat e Armatosura vijojnë operacionet për shuarjen e zjarreve
Të tjeraABC News Albania

Ndërhyrje nga toka dhe ajri, Forcat e Armatosura vijojnë operacionet për shuarjen e zjarreve

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për përballimin e situatës së zjarreve në disa zona të vendit.

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për përballimin e situatës së zjarreve në disa zona të vendit.

Ndërhyrjet po kryhen si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me synim izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive.

Në Malin e Dajtit, vëmendja kryesore e operacioneve mbetet e përqendruar në këtë zonë. Aktualisht janë angazhuar 30 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga ajri me helikopter. Pavarësisht terrenit të vështirë, situata është nën monitorim dhe nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, në Pukë, situata paraqitet me përmirësim të ndjeshëm. Zjarret në Gjegjan, Gojan i Vogël dhe Gojan i Madh janë shuar plotësisht. Në Prozhëm, vatra vijon me intensitet shumë të ulët dhe është drejt shuarjes.

Në këtë zonë janë të angazhuar 40 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga mjete dhe një helikopter.

Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të emergjencave vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet në terren, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, zonave të banuara dhe pasurisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Forcat e Armatosuramali i dajtit