Lajme Zone
Ndalimi i Rubatit në Sarandë/ Prokuroria e kërkoi një ditë më parë, ende mister atentati ndaj babait
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ndalimi i Rubatit në Sarandë/ Prokuroria e kërkoi një ditë më parë, ende mister atentati ndaj babait

Prokuroria e Sarandës ka nxjerrë urdhër ndalimi ndaj 27-vjeçarit Andrea Rubati, një ditë para se policia ta arrestonte. I riu ishte shpallur në kërkim bashkë me dy persona të tjerë, pas goditjes për shkak të detyrës ndaj oficerit të policisë Mihal Velco, më 17 korrik.

Pavarësisht shpalljes në kërkim, Rubati ishte shfaqur sërish i lirë në qytet. Për shkak të dinamikës së ngjarjes, Prokuroria vendosi urdhër-ndalimin e tij si i dyshuar për goditjen e oficerit. Ai u kap nga policia teksa lëvizte me automjetin e tij “Range Rover”.

Ndërkohë, vijon të mbetet i pazbardhur atentati ndaj babait të 27-vjeçarit, i cili ndodhi vetëm 24 orë pas ngjarjes me oficerin Velco, pikërisht në të njëjtin vend. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. 50-vjeçari Rubati u qëllua 9 herë me armë zjarri nga dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor. Pas atentatit, ata braktisën mjetin në zonën e “Kasolles”, buzë detit, dhe dyshohet se u larguan me mjet lundrues.

Grupi hetimor po heton disa pista, mes tyre një konflikt të mundshëm pronësie, për të cilin janë kryer edhe veprime hetimore dhe janë sekuestruar dokumente. Një tjetër pistë lidhet me konflikte personale të 50-vjeçarit me persona që mund të kenë pasur mundësi financiare për të organizuar atentatin. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Andrea RubatiProkuroria e Sarandës