Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Ndal policia!”/ Me tritol, granata dhe kapsolla detonatore me vete, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë (EMRI)


Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi u kap duke transportuar një sasi lëndësh shpërthyese dhe municionesh luftarake.

Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi u kap duke transportuar një sasi lëndësh shpërthyese dhe municionesh luftarake. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë një operacioni të zhvilluar në rrugën “Kastriotët”, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin Petrit Çeça, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Gjatë kontrollit të qeses që ai mbante me vete, efektivët e Policisë gjetën dhe sekuestruan si prova materiale: 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, rreth 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e lëndës plasëse e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim dhe 6 kapsolla detonatore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur qëllimin e posedimit të këtij arsenali dhe nëse personi i arrestuar ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb