Lajme Zone
Ndahet nga jeta kompozitori Francesco Guccini, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës italiane
KulturëReport TV

Ndahet nga jeta kompozitori Francesco Guccini, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës italiane

Krijimtaria e kompozitorit Guccini u dallua për tekstet me referenca të shumta letrare, filozofike dhe historike, duke u frymëzuar nga autorë si Jorge Luis Borges, Miguel de Cervantes, Bibla dhe Bob Dylan.

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare kantautori, kompozitori dhe shkrimtari i njohur italian Francesco Guccini. Guccini, i lindur në vitin 1940 në Modena, ka qenë një prej figurave më të rëndësishme të muzikës italiane. LEXO edhe...Marrëveshjet me Shqipërinë, Dhoma e Deputetëve e Parlamentit italian miraton projektligjin për ratifikimin Guccini e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në rajonin e Emilia-Romagna. Përpara se t’i përkushtohej plotësisht muzikës, ai punoi si mësues, gazetar dhe tekstshkrues. Që nga vitet 1970 u vendos në Bolonjë, ku ndërtoi karrierën e tij artistike dhe u bë një nga zërat më të veçantë të kantautorëve italianë. Krijimtaria e Guccinit u dallua për tekstet me referenca të shumta letrare, filozofike dhe historike, duke u frymëzuar nga autorë si Jorge Luis Borges, Miguel de Cervantes, Bibla dhe Bob Dylan. Mediat italiane kanë vënë në pah veçanërisht angazhimin e tij shoqëror dhe ndjeshmërinë poetike, të pasqyruara në këngë të njohura si “La locomotiva”, “Piccola città” dhe “Il vecchio e il bambino”. Familja bëri të ditur se ceremonia mortore do të zhvillohet në një rreth të ngushtë familjar, ndërsa në muajin shtator do të organizohet një aktivitet publik për të nderuar jetën dhe veprën e artistit. R.Xh/ReportTv.al itali Francesco Guccini kompozitor modena Bob Dylan Miguel de Cervantes Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.4% Jo 59.7% Nuk e di 4.9% Vota total: 1427 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?