Për muaj me radhë, Edi Rama e shiti Samitin e NATO-s në Tiranë si një triumf personal, duke paralajmëruar ardhjen e Donald Trumpit. Por presidenti amerikan i ftohu pritshmëritë që në korrik, ndërsa diplomatët e Aleancës vunë në diskutim organizimin e takimit. Në mes janë edhe problemet me shpenzimet e mbrojtjes, huaja 302 milionë dollarë nga SHBA dhe skandali i Vlora Hysenit me sekretet e SHISH-it. Edi Rama nuk la gur pa lëvizur për ta kthyer Samitin e NATO-s në Tiranë në vitin 2027 në një nga sukseset më të mëdha të propagandës së tij politike. Për muaj me radhë, kryeministri u mburr me ardhjen e Donald Trumpit, me zbarkimin e liderëve botërorë në kryeqytetin shqiptar dhe me peshën ndërkombëtare që, sipas tij, kishte fituar Shqipëria. Por e gjithë kjo histori ka marrë një kthesë të fortë. Samiti nuk do të mbahet në vitin 2027 dhe Rama, pas gjithë sigurisë së shfaqur publikisht, ka mbetur në pritje të një date të re.
Më 30 dhjetor 2024, në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama fliste për ardhjen e Trumpit në Tiranë dhe njoftonte se një ekip vlerësimi i NATO-s kishte mbërritur për të shqyrtuar kushtet dhe infrastrukturën për organizimin e samitit. Kryeministri e paraqiste ngjarjen si një arritje të jashtëzakonshme diplomatike, duke e përdorur si dëshmi të rolit që Shqipëria kishte fituar në arenën ndërkombëtare. Trump i fik ëndrrën Ramës për Samitin e NATO-s në Tiranë 7 Korrik, 16:52 Por goditja e parë për këtë skenar erdhi më 7 korrik 2026, nga vetë Donald Trump. Gjatë qëndrimit në Ankara, presidenti amerikan shprehu zhgënjimin me NATO-n dhe deklaroi se mund të mos kishte marrë pjesë as në samitin e Turqisë, nëse ai nuk do të organizohej nga miku i tij, presidenti Recep Tayyip Erdoğan. Trump e lidhi pjesëmarrjen e tij me marrëdhënien personale me udhëheqësin turk, duke treguar se prania e tij në takimet e Aleancës nuk ishte automatike.
Deklarata binte ndesh me sigurinë me të cilën Rama kishte folur për ardhjen e presidentit amerikan në Shqipëri. Ndërsa kryeministri e reklamonte vizitën si pjesë të suksesit të tij diplomatik, Trump tregonte se pjesëmarrja në samitet e NATO-s varej nga rrethanat dhe vendimet e tij.
Problemet për Tiranën kishin nisur edhe më herët. Më 19 qershor, media holandeze De Telegraaf raportoi se Shqipëria kishte paraqitur shifra të pasakta për shpenzimet e mbrojtjes. Një verifikim i NATO-s kishte zbuluar se disa vende kishin përfshirë në përllogaritje shpenzime që nuk duhej të konsideroheshin investime ushtarake. Shqipëria dhe Sllovenia rezultonin rreth 0.5 pikë përqindjeje nën objektivin prej 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Kjo çështje u kthye në një problem për qeverinë shqiptare, pikërisht në kohën kur Rama reklamonte organizimin e samitit. Donald Trump kishte kërkuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes deri në 5 për qind të PBB-së, ndërsa Tirana përballej me kritika për mënyrën se si kishte llogaritur detyrimet ekzistuese ndaj Aleancës.
Qeveria reagoi me rritje të fondeve ushtarake, duke njoftuar se shpenzimet e mbrojtjes do të arrinin në 2.6 për qind të PBB-së. Më pas, më 27 korrik, Kuvendi miratoi me 74 vota një marrëveshje huaje prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për modernizimin e Forcave të Armatosura. Diskutimi parlamentar u zhvillua me dyer të mbyllura, me argumentin se marrëveshja përmbante informacione të klasifikuara, ndërsa opozita kundërshtoi mungesën e transparencës.
Huaja u miratua në kulmin e debatit për përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s dhe për organizimin e samitit në Tiranë. Fondet ishin të destinuara për pajisjen dhe modernizimin e ushtrisë, jo për ceremoninë e samitit. Megjithatë, as pas rritjes së angazhimeve financiare nuk u përcaktua një datë për takimin e liderëve të Aleancës. Alarm në SHBA dhe NATO, a i dekonspiroi Vlora Hyseni sekretet e aleatëve?
29 Shtator, 15:24 Ndërkohë, një tjetër skandal përfshiu institucionet shqiptare të sigurisë. Vlora Hyseni, ish-drejtoresha e SHISH-it, e emëruar në këtë detyrë me propozimin e Edi Ramës, u pezullua nga funksioni dhe u vendos në arrest shtëpie në kuadër të hetimeve për nxjerrjen e informacioneve sekrete dhe lidhjet me biznesmenin Ergys Agasi.
Çështja mori përmasa edhe më të mëdha për shkak të rolit që Hyseni kishte mbajtur në NATO. Gjatë vitit 2025, ajo kishte drejtuar Komitetin e Inteligjencës Civile të Aleancës, ku përfaqësohen shërbimet e inteligjencës së 32 vendeve anëtare.
Më 29 shtator u publikuan informacione se pesë funksionarë të lartë të diplomacisë dhe inteligjencës amerikane dhe të NATO-s kishin kërkuar verifikimin e komunikimeve dhe raporteve sekrete që i kishin dorëzuar Hysenit gjatë viteve 2024 dhe 2025. Sipas këtyre informacioneve, verifikimet përfshinin edhe materialet e shkëmbyera në takimin konfidencial të 23 shtatorit 2025 me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Bruksel.
Në raportim përmendeshin gjithashtu kërkesa për kontrollin e informacioneve të shkëmbyera gjatë vizitës së Hysenit në Uashington, nga 15 deri më 17 maj 2025, ku ajo ishte takuar me drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare amerikane, Tulsi Gabbard, dhe drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe. Verifikimet përfshinin edhe komunikimet e saj me përfaqësues të Ambasadës amerikane në Tiranë.
Sipas informacioneve të publikuara, shqetësimi lidhej me mundësinë e nxjerrjes së të dhënave të klasifikuara për operacione sigurie në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut. Dosja e Hysenit u kthye kështu në një çështje që prekte jo vetëm funksionimin e SHISH-it, por edhe informacionet që partnerët ndërkombëtarë kishin shkëmbyer me shërbimin shqiptar.
Në këtë sfond, më 11 nëntor erdhi edhe lajmi që goditi drejtpërdrejt planet e Ramës për samitin. POLITICO raportoi, duke cituar tre diplomatë të NATO-s, se mbajtja e takimit në Shqipëri gjatë vitit 2027 ishte pak e mundshme. Diplomatët përmendnin shpenzimet e ulëta të mbrojtjes dhe marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara të Aleancës me administratën Trump.
Në të njëjtin raportim u përfshi edhe mundësia e një formati fleksibël, me shtyrje të samitit apo zhvillimin e tij virtual. Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, kundërshtoi më pas interpretimin se Shqipëria kishte kërkuar një samit online, duke sqaruar se një takim virtual ishte përmendur vetëm si mundësi për të vendosur datën. Rama tenton të 'shpëtojë' Samitin e NATO-s në Tiranë, Kuvendi miraton huanë 302 mln dollarë nga SHBA 27 Korrik, 16:22 Por vetëm një ditë më vonë, nga Dublini, Edi Rama pranoi atë që për muaj me radhë kishte shmangur në deklaratat e tij: samiti nuk do të mbahet në vitin 2027.
"Me siguri, jo në 2027. Dhe në 2028 nëse do të ketë një Samit, do të mbahet në Tiranë", deklaroi kryeministri më 12 nëntor.
Në fund të fundit, NATO nuk është një skenë ku Edi Rama mund të vendosë dekorin, të zgjedhë protagonistët dhe të shpallë suksesin përpara se të nisë shfaqja. Aq më pak mund të trajtohet Donald Trump si një i ftuar që mjafton ta përmendësh në konferenca shtypi për ta pasur të garantuar në Tiranë. Diplomacia ndërkombëtare nuk funksionon me logjikën e propagandës së brendshme, ku një deklaratë e kryeministrit kthehet menjëherë në arritje historike.
Rama e përdori për muaj me radhë samitin e NATO-s për të ndërtuar imazhin e një lideri me peshë në arenën botërore. Por mes ambicieve personale dhe vendimeve të aleatëve ekziston një dallim thelbësor: të parat mund të shpallen nga podiumi i Kryeministrisë, të dytat nuk merren në Tiranë. Dhe kjo është ndoshta ironia më e madhe e gjithë kësaj historie. Kryeministri që kërkoi ta kthente ardhjen e Trumpit në kurorëzimin e diplomacisë së tij, sot pret që të tjerët t'i caktojnë datën e samitit.
Sepse NATO nuk është një miting elektoral, diplomacia nuk është spektakël personal dhe Donald Trump nuk vjen në Tiranë me ftesë partie. /Pamfletitrump rama nato Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Samiti në Berlin, Rama takohet me Zelenskyn 12 Nëntor 2026, 14:0714:07Politike U godit me vezë në Dublin, Rama: Kjo është demokracia në fund të fundit 12 Nëntor 2026, 13:4513:45Politike Përplasjet për Sazanin, Rama nga Dublini: Nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi me Jared Kushner 12 Nëntor 2026, 13:2713:27Politike Ambasadori Eric Wendt jep mesazhin e fortë: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë! 12 Nëntor 2026, 13:0313:03Politike “Kuçova u mor me presion dhe ndërhyrje”/ Maliqi në SPAK, akuza oligarkut Salillari dhe Kreshnik Hajdarit 12 Nëntor 2026, 12:5512:55Politike Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama reagon nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027! 12 Nëntor 2026, 12:4612:46Politike

