Lajme Zone
NATO anuloi samitin e 2027-ës në Shqipëri, Rutte: Do të mblidhemi kur ta shohim të nevojshme
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

NATO anuloi samitin e 2027-ës në Shqipëri, Rutte: Do të mblidhemi kur ta shohim të nevojshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka konfirmuar se Aleanca nuk do të organizojë samitin e planifikuar për vitin 2027 në Tiranë, duke ndryshuar kështu planet për një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare që Shqipëria priste të organizonte.

Edi Rama dhe Mark Rutte Rutte ka bërë të qartë se NATO nuk ka ndërmend të nxitojë për zhvillimin e samitit të radhës, pasi takime të tilla do të organizohen vetëm kur të konsiderohen të nevojshme. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka konfirmuar se samiti i Aleancës, i planifikuar të zhvillohej në Tiranë në vitin 2027, nuk do të mbahet sipas kalendarit të parashikuar. NATO nuk ka caktuar ende një datë të re, ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria mund të presë liderët e Aleancës në vitin 2028.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka konfirmuar se Aleanca nuk do të organizojë samitin e planifikuar për vitin 2027 në Tiranë, duke ndryshuar kështu planet për një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare që Shqipëria priste të organizonte.

Në një intervistë për Associated Press, Rutte ka bërë të qartë se NATO nuk ka ndërmend të nxitojë për zhvillimin e samitit të radhës, pasi takime të tilla do të organizohen vetëm kur të konsiderohen të nevojshme.

“Ne jemi fleksibël me samitet e NATO-s. Ne mbajmë samite kur kemi nevojë për to”, deklaroi Rutte, duke shtuar se takimi i ardhshëm do të zhvillohet “kur të jetë e nevojshme”.

Vendimi prek drejtpërdrejt Shqipërinë, e cila ishte përzgjedhur për të pritur në vitin 2027 udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s.

Edhe kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se samiti nuk do të zhvillohet në Tiranë vitin e ardhshëm, por ka lënë të hapur mundësinë e organizimit të tij në vitin 2028.

“Ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të zhvillohet samiti, sigurisht jo në vitin 2027. Në vitin 2028, nëse do të jetë një samit, do të jetë në Tiranë”, u shpreh Rama.

Kreu i NATO-s ka përmendur edhe kostot e larta financiare dhe masat e sigurisë që kërkon organizimi i një samiti të këtyre përmasave.

“Është një ngjarje e kushtueshme të organizosh një takim me 32 aleatë dhe më pas me vendet partnere dhe partnerët Indo-Paqësorë që kemi”, deklaroi kreu i NATO-s.

Në këto takime marrin pjesë jo vetëm liderët e vendeve anëtare, por edhe përfaqësues të shteteve partnere, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re.

Shtyrja e samitit vjen në një periudhë kur NATO po redukton edhe takimet ministrore, ndërsa brenda Aleancës vijojnë diskutimet dhe mosmarrëveshjet për shpenzimet e mbrojtjes, Iranin dhe luftën në Ukrainë.nato anuloi samitin e 2027-ës në shqipëri 1 Komente O Opionisti 16 Nëntor 2026, 13:44 Nato do pika dhe kapitulli zgjedhje prr nato Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Moti bën kapriço në mes të nëntorit, meteorologia tregon çfarë pritet gjatë javës 16 Nëntor 2026, 13:1513:15Aktualitet Banka e Shqipërisë paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese me sms, ruani llogarinë 16 Nëntor 2026, 12:0212:02Aktualitet Bllokuan rrugën gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, policia gjobit 23 protestues 16 Nëntor 2026, 12:0112:01Aktualitet Bllokimi i pagave të magjistratëve, Prokuroria e Beratit shpall moskompetencë; ia kalon çështjen SPAK-ut 16 Nëntor 2026, 11:2811:28Aktualitet GJKKO 'rrëzon' Adriatik Llallën 16 Nëntor 2026, 10:1410:14Aktualitet Adriatik Llalla kërkon të shpëtojë nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm 16 Nëntor 2026, 09:0009:00Aktualitet