Lajme Zone
KulturëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nata e parë e Festës së Birrës/ Mijëra vizitorë “pushtojnë” Korçën, Birra Korça muzikë e atmosferë deri në mëngjes


Mbrëmë në qytetin e Korçës u zhvillua nata e parë e Festës së Birrës, festa e shijes së birrës së parë shqiptare, e muzikës dhe traditës, një nga eventet më të dashura të verës shqiptare.

Mbrëmë në qytetin e Korçës u zhvillua nata e parë e Festës së Birrës, festa e shijes së birrës së parë shqiptare, e muzikës dhe traditës, një nga eventet më të dashura të verës shqiptare. Këtë vit, festa ka një jubile të veçantë – 20 vite nga organizimi i parë, 20 vite shije, emocione, muzikë, atmosferë dhe momente që tashmë janë kthyer në një traditë të pandashme të qytetit. Në këtë festë Birra Korça ka një prani të veçantë. Birra Korça e cila është frymëzimi i festës, zë hapësirën më të madhe dhe është një prej protagonistëve kryesorë të saj. Mes tingujve të muzikës mijëra qytetarë kanë shijuar deri në orët e para të mëngjesit freskinë e birrës së parë shqiptare, birrës Korça. Të ardhur nga gjithë qytetet e Shqipërisë dhe jashtë saj, qytetarët vlerësuan shijen, çmimin e birrës dhe shërbimin shembullor. Festimet zhvillohen në Polin e Eventeve, pranë Drenovës, por atraksioni kryesor ishte edhe mbrëmë Shtëpia e Birrës Korça ku turistët shijojnë birrën dhe ushqimet tradicionale nën tingujt e muzikës live dhe në freskinë e mbrëmjeve korcare. Pjesë e festës që do te zgjase 5 nete është edhe “Birra Tirana”, me stendat e saj të dedikuara për adhuruesit e birrës, duke i dhënë edhe më shumë larmi atmosferës së këtij eventi tradicional. Për pesë ditë, Korça do të presë mijëra vizitorë, të cilët do të shijojnë muzikën, atmosferën festive dhe traditën që prej 20 vitesh e bën këtë event një nga aktivitetet më të rëndësishme verore në vend.

Birra Korça, birra e parë shqiptare, frymëzoi dhe u bë pjesë themelore e krijimit të kësaj feste. Ajo është shndërruar në një simbol të qytetit dhe në një nga elementët identifikues të festës së përvitshme.

20 vite histori, 20 vite emocione dhe një festë që tashmë është bërë traditë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: birra korca Birra Tirana festa nata e pare