Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 6 gusht.Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.72 euro për litër, duke shënuar ulje prej 5 centësh krahasuar me çmimin e një dite më parë, kur ishte 1.77 euro për litër. Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për benzinën është 1.45 euro për litër, ndërsa për gazin 0.60 euro për litër.Çmimet e derivateve të naftës hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe zgjasin 24 orë. /Telegrafi/

