Lajme Zone
Nafta 219 lekë/litri, benzina 195 lekë, Bordi i Transparencës vendos çmimet tavan
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Nafta 219 lekë/litri, benzina 195 lekë, Bordi i Transparencës vendos çmimet tavan

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen me shumicë dhe pakicë të karburanteve në Shqipëri.

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen me shumicë dhe pakicë të karburanteve në Shqipëri. Vendimi vjen pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve nga Këshilli i Ministrave dhe u mor në mbledhjen e parë të Bordit, të zhvilluar këtë të shtunë, 19 shtator. Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin do të jetë 219 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë çmimi nuk duhet të kalojë 207 lekë për litër. Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është përcaktuar në 195 lekë për litër, ndërsa me shumicë në 183 lekë për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 19 shtator, në orën 16:00 dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku mund të përcaktohen ndryshime të reja në varësi të ecurisë së tregut. Bordi ka paralajmëruar operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë se janë të detyruar të zbatojnë çmimet e përcaktuara. Në rast konstatimi të shkeljeve, parashikohet pezullimi i aktivitetit të operatorëve. Vendimi është marrë në kuadër të masave të ndërmarra pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë deklaruar se synojnë mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës në tregun e karburanteve.