Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

“Na vunë si në radhë të vajgurit”/ Kopja e projekt-marrëveshjes me SHBA “mollë sherri” në Kuvend, Korreshi: Ne deputetët qenkemi “lëng groshe” sipas shokut Niko


Kopja e projekt-marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kthye në një pikë të fortë përplasjesh mes opozitës dhe mazhorancës ditën e djeshme, me kreun e Partisë Mundësia Agron Shehaj I cili mori kopjen e vetme të vënë në dispozicion të deputetëve dhe u largua me shpejtësi, kopje të cilën e ktheu më pas.

Kopja e projekt-marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kthye në një pikë të fortë përplasjesh mes opozitës dhe mazhorancës ditën e djeshme, me kreun e Partisë Mundësia Agron Shehaj I cili mori kopjen e vetme të vënë në dispozicion të deputetëve dhe u largua me shpejtësi, kopje të cilën e ktheu më pas. Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, pas përfundimit të mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, nku edhe u mor vendimi për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt, u shpreh se mënyra e administrimit të dokumentit ka qenë e papranueshme, duke kundërshtuar pretendimet e mazhorancës se deputetët kishin mundësi ta konsultonin marrëveshjen përpara votimit.

Korreshi tha se bashkë me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kishin shkuar për të parë dokumentin, por sipas tij situata ishte ndryshe nga ajo që ishte deklaruar në Kuvend nga deputeti i shumicës, Niko Peleshi. “Vota jonë ka qenë kundër, sepse siç e kemi deklaruar edhe dje, unë me zotin Bardhi kemi shkuar dhe kemi konstatuar një situatë krejt ndryshe nga fjalët e shokut Niko, i cili na tha që kundrejt firmës së konfidencialitetit mund të merrnim akt-marrëveshjen dhe ta konstatonim. Gjetëm realitet krejt të kundërt. Jo vetëm që nuk mund ta merrnim, por duhet të viheshim në radhë si për vajguri, 140 deputetë, për ta lexuar një nga një akt-marrëveshjen. Kjo nuk është normale”, tha ai.

Korreshi theksoi se dokumenti nuk ishte sekret, por vetëm konfidencial, duke shtuar se çdo deputet duhet të ketë mundësi të njihet me materialet përpara se të votojë.

Duke komentuar episodin me Shehajn, Korreshi tha se fjala “rrëmbim” është e ekzagjeruar. “Fjala rrëmbim më duket shumë e rëndë. Ambientet janë pranë ambienteve të Parlamentit ku aksesojnë deputetët. Nëse materiali do të ishte kaq konfidencial, duhet të ishte kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare ai që ta aksesonte dhe ta mbante dokumentin, jo një punonjës parlamenti”, deklaroi ai.

Sipas Korreshit, deputetët duhet të kenë përparësi në aksesin ndaj një dokumenti për të cilin duhet të votojnë.

“Kush ka më shumë rëndësi sipas jush? Një deputet që duhet të votojë atë akt apo një punonjës parlamenti që nuk e voton atë akt? Ma shpjegoni. Atëherë ne qenkan ‘lëng groshe’ deputetët”, u shpreh ai me tone ironike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb