Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Na u deshën më pak se 60 ditë që t’i kallnim datën kryeministrit”/ Aktivistja Ruko: Na thanë se diploma do të na hapte dyert e BE, por hapi vetëm të aeroportit. Protesta ringjalli shpresën


Aktivistja Albina Ruko deklaroi se u deshën më pak se 60 ditë protestë për të rikthyer shpresën dhe po aq për t’i kallur frikën sistemit. Ajo tha se shpresa nuk ekzistonte më pasi shumë janë detyruar të punojnë herët në miniera dhe landfille ose të emigrojnë, por tani shpresa ka rilindur.

Aktivistja Albina Ruko deklaroi se u deshën më pak se 60 ditë protestë për të rikthyer shpresën dhe po aq për t’i kallur frikën sistemit.

Ajo tha se shpresa nuk ekzistonte më pasi shumë janë detyruar të punojnë herët në miniera dhe landfille ose të emigrojnë, por tani shpresa ka rilindur. “Na u deshën më pak se 60 ditë që t’i ngjallim shpresën këtij populli dhe më pak se 60 ditë që t’i kallim datën çdo patronazhisti, çdo spiuni, çdo kryeminstri dhe presidentit, por ai vajmedet s’na duhet.

Shpresa jonë kishte vdekur qëkur ishim fëmijë dhe prindërit ikën në emigrim dhe u kthyen me thinja ose nuk u kthyen kurrë. Na vranë shpresën dhe fëmijërinë sepse në vend të lodrave na dhanë punën, na lanë të vdisnim në landfille , në miniera kromi. Na tha se do të kishte shpresa kur të diplomohshim e doo të na hapej dera e BE, por e vetmja drë që na u hap sihte e aeroportit dhe gomoneve. U deshën 60 ditë të rikthehej shoresa dhe buzëqeshja’, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb