Lajme Zone
“Na ndihmoi në kufi”, familja shqiptare kërkon të gjejë burrin nga Mitrovica
Të tjeraJOQ Albania

“Na ndihmoi në kufi”, familja shqiptare kërkon të gjejë burrin nga Mitrovica

Një mesazh i veçantë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një familje shqiptare, e cila shpreson të gjejë një person që e ndihmoi gjatë udhëtimit drejt Gjermanisë.

Një mesazh i veçantë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një familje shqiptare, e cila shpreson të gjejë një person që e ndihmoi gjatë udhëtimit drejt Gjermanisë.

Sipas qytetares, mbrëmjen e kaluar ajo, bashkëshorti dhe familja e tyre u takuan me një burrë nga fshati Pirq i Mitrovicës, i cili jeton në Gjermani. Takimi ndodhi teksa prisnin në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë.

Familja tregon se burri i orientoi për rrugën që duhej të ndiqnin drejt Gjermanisë dhe gjatë bisedës kaluan momente shumë të këndshme. Megjithatë, në nxitim e sipër, u ndanë pa shkëmbyer numrat e telefonit.

"Na ndihmoi shumë. Bashkëshortit tim i ka mbetur peng që nuk ia mori numrin. Gjatë bisedës na tha se i ndjek çdo ditë lajmet e JOQ Albania, ndaj shpresojmë që përmes jush të arrijmë ta gjejmë", shkruan qytetarja në mesazhin e dërguar në redaksi.

Sipas saj, burri udhëtonte me një Audi Q7 dhe ishte i shoqëruar nga djali i tij 19-vjeçar.

Nëse personi në fjalë e njeh veten ose dikush e njeh familjen e tij, mund të kontaktojë redaksinë e JOQ Albania, në mënyrë që t'i lidhim sërish me familjen që dëshiron ta falënderojë për ndihmën dhe mirësinë e treguar gjatë udhëtimit.