Lajme Zone
“Na hedhin ushqimet dhe pakot në plehra”/ Emigrantët denoncojnë bllokimin e dërgesave në doganën e Ankonës, gjobat deri në 12 mijë euro
Të tjeraJOQ Albania

“Na hedhin ushqimet dhe pakot në plehra”/ Emigrantët denoncojnë bllokimin e dërgesave në doganën e Ankonës, gjobat deri në 12 mijë euro

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ngre shqetësimin për bllokimin dhe sekuestrimin e mallrave që emigrantët shqiptarë dërgojnë me furgona drejt familjarëve të tyre në Shqipëri.

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ngre shqetësimin për bllokimin dhe sekuestrimin e mallrave që emigrantët shqiptarë dërgojnë me furgona drejt familjarëve të tyre në Shqipëri.

Sipas denoncimit, situata është përkeqësuar gjatë rreth 7 muajve të fundit në doganën italiane të Ankonës, ku dërgesat që përmbajnë ushqime, produkte tradicionale, pako dhe sende personale po ndalohen nga autoritetet.

Në dy videot e dërguara në redaksi shihen çanta, kuti kartoni, shishe me vaj, ushqime dhe sende të ndryshme të shpërndara në një hapësirë pranë kontejnerëve. Në pamjet e tjera, punonjës të doganës shfaqen duke hedhur qese me produkte ushqimore dhe sende të dërguara nga emigrantët në një kosh të madh mbeturinash.

Denoncuesit pretendojnë se ky transport është kryer prej rreth katër vitesh pa probleme të ngjashme, ndërsa prej muajsh kontrollet janë ashpërsuar. Sipas tyre, përveç sekuestrimit të mallrave, janë vendosur edhe gjoba që variojnë nga 1,000 deri në 12,000 euro.

Kjo situatë, sipas denoncimit, po u shkakton humbje të konsiderueshme materiale emigrantëve, të cilët dërgojnë produkte dhe sende për familjet e tyre në Shqipëri. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)