Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë i cili vijon të jetë një nga destinacionet që tërheq turistët. “Mirëmëngjes dhe me këtë atmosferë turistësh në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u përurua më 1 nëntor 1982 në kalanë e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. LEXO EDHE:Saranda ‘zhytet’ në errësirë në mes të sezonit turistik! Pas 1 orë e 15 minuta, nis rikthimi gradual i energjisë elektrike (VIDEO) Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, Principatat Shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Muzeu Gjergj Kastrioti krujë Durres turiste Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.8% Jo 52.2% I/e dyzuar 7% Vota total: 4818 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
