Lajme Zone
Musa Kurtulaj: ‘Krimi’ i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Musa Kurtulaj: ‘Krimi’ i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

Le ta themi qartë: Thethit dhe ndonjë zone tjetër nuk ia shembi ndertime Kryeministri, por ligji, sepse bëhet fjalë për ndërtime pa leje. Kjo mund të jetë e dhimbshme për banorët, por në një shtet ligjor nuk mund të ketë dy standarde.

- Mentalitetet e shpellës nuk e ndalin dot zhvillimin - Ka një dallim të madh mes debatit politik dhe linçimit të njerëzve të thjeshtë. Ajo që ndodhi pas takimit të Kryeministrit Edi Rama me banorët e Thethit e kaloi çdo kufi të etikës dhe arsyes. Në vend që të respektohej e drejta e banorëve për të dëgjuar, për të pyetur dhe për t'u sqaruar mbi Paketën e Maleve, rrjetet sociale u mbushën me sharje, fyerje dhe akuza absurde. Disa arritën deri aty sa të shkruanin se "nuk paska burra Thethi", vetëm pse banorët pranuan të takonin Kryeministrin. Ky nuk është qëndrim politik; ky është një mentalitet që i përket shekujve të errët, jo një shoqërie demokratike. LEXO EDHE:Rama: Ushtarakët dikur të nënvlerësuar, askush nuk e di çfarë sakrifice përbën për ata që veshin uniformën Le ta themi qartë: Thethit dhe ndonjë zone tjetër nuk ia shembi ndertime Kryeministri, por ligji, sepse bëhet fjalë për ndërtime pa leje. Kjo mund të jetë e dhimbshme për banorët, por në një shtet ligjor nuk mund të ketë dy standarde. Pikërisht këtë realitet duket se e kanë kuptuar vetë banorët e Thethit, të cilët zgjodhën dialogun në vend të konfliktit. Ata, si nuk harrojnë ndërtimet e shëmbura, nuk harrojnë as mbi 300 leje legalizimi të shtëpive të tyre, që ua dorëzoi vetë Kryeministri Rama 3 vite më parë ! Krimi i tyre, sipas disa "gjyqtarëve" të rrjeteve sociale, ishte se pritën Kryeministrin dhe kërkuan sqarime për zbatimin dhe përfitimet e Paketës së Maleve. Qytetarë që dialogojnë me institucionet e shtetit u etiketuan sikur kishin bërë diçka të turpshme. Kjo është një logjikë e rrezikshme, që synon të zëvendësojë argumentin me urrejtjen dhe arsyen me linçimin. Më shqetësues është fakti se kësaj fushate për kriminalizimin e banorëve të Thethit iu bashkuan edhe disa deputetë të opozitës. Kur politika nxit përçarje ndaj qytetarëve vetëm sepse bisedojnë me institucionet, ajo nuk po mbron demokracinë, por po e dëmton atë. Banorët e Thethit u treguan më të mençur dhe më civilë se shumë prej kritikëve të tyre. Me praninë në atë takim ata përcollën një mesazh të qartë: respektojnë ligjin, kërkojnë të drejtat e tyre në përputhje me ligjin dhe besojnë se shqetësimet zgjidhen përmes dialogut. Me kë mund të bisedojnë më mirë për problemet e tyre sesa me Kryeministrin, i cili mban përgjegjësinë kryesore për qeverisjen e vendit? Në atë takim ata u informuan deri në detaje për Paketën e Maleve dhe morën garanci për zbatimin e saj në Thethin magjepsës, krenarinë e bjeshkëve shqiptare. Kjo është rruga e qytetarisë dhe e zhvillimit. Ata që sot sulmojnë banorët e Thethit, në të vërtetë nuk po luftojnë një qeveri; po luftojnë të drejtën e qytetarëve për të dëgjuar, për të dialoguar dhe për të vendosur vetë. Pikërisht këto janë mentalitete dhe veprime destruktive që duan ta kthejnë Shqipërinë dy shekuj mbrapa, në kohën kur urrejtja vlente më shumë se arsyeja dhe fanatizmi zinte vendin e qytetarisë. Banorët e Thethit nuk kanë nevojë për leksionet e atyre që mbjellin përçarje nga tastiera e celularit. Ata dhanë një shembull dinjiteti, maturie dhe qytetarie. Për këtë meritojnë respekt, jo baltë.Demokracia nuk matet me sa fort bërtasim kundër njëri-tjetrit, por me aftësinë për të dialoguar edhe kur kemi mendime të ndryshme. Banorët e Thethit e dhanë këtë leksion qytetarie. Ata nuk u përkulën para askujt; zgjodhën të flasin, të dëgjojnë dhe të mbrojnë interesin e tyre. Kjo është rruga e njerëzve të lirë. Të gjitha të tjerat janë vetëm zhurmë, urrejtje dhe përpjekje për ta mbajtur Shqipërinë peng të mentaliteteve që i përkasin së shkuarës. "Fali, o Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë."/ Tema Xh.K/Shqiptarja.com TAG: paketa e maleve theth edi rama Komento Komente Sula: 23/07/2026 07:34 Me plot kuptim analiza e bere por me me shume kuptim thenia, Fali,o zot,se nuk din cfare ,bejne. Përgjigju Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.8% I gabuar 28.2% Nuk e di 8.1% Vota total: 4536 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?