Lajme Zone
Mure të shembura dhe apartamente të shkrumbuara, si duket një ditë pas shpërthimit pallati në Elbasan (VIDEO)
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Mure të shembura dhe apartamente të shkrumbuara, si duket një ditë pas shpërthimit pallati në Elbasan (VIDEO)

Euronews sjell pamjet nga pallati pesëkatësh në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm një ditë më parë.

Euronews sjell pamjet nga pallati pesëkatësh në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm një ditë më parë. Mure të shembura, tulla, beton dhe xhama të thyer. Kjo është panorama që ofron pallati një ditë pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi Elbasanin. Lagjja ku ndodhi ngjarja e rëndë është përfshirë nga heshtja, ndërsa në zonë vijojnë të jenë të pranishme shërbimet zjarrfikëse dhe uniformat blu. Nga pamjet e siguruara nga Euronews, duken apartamentet e përfshira nga zjarri ndërsa në ambientet e brendshme kanë mbetur kryesisht mbetje dhe mure të shembura. Nga ngjarja e rëndë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 10 të tjerë kanë mbetur të asfiksuar. Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në Elbasan, trupi i 69-vjeçarit nxirret pas disa orësh kërkime