Lajme Zone
“Mungesë dialogu PS-PD, përplasje në Kuvend”/ KE kritikon politikën shqiptare
PolitikëCNA

“Mungesë dialogu PS-PD, përplasje në Kuvend”/ KE kritikon politikën shqiptare

Këtë të mërkurë, Komisioni Europian publikoi progres-rapor...

Këtë të mërkurë, Komisioni Europian publikoi progres-raportin për Shqipërinë, në të cilin veçohet edhe situata politike në vend, me tensione dhe përplasje të shumta në Kuvend. Sipas raportit, polarizimi politik, përballjet verbale dhe mungesa e dialogut politik midis partisë në pushtet dhe partisë kryesore opozitare vazhduan të ndikonin në punën e parlamentit në Shqipëri. “Parlamenti mund t'i ushtrojë kompetencat e tij, përfshirë kontrollin mbi ekzekutivin dhe përfshirjen në procesin legjislativ, në një mënyrë pjesërisht efektive”,-thuhet në raport. KE shprehet me nota kritike se mungesa e një dialogu të mirëfilltë politik dhe e aktiviteteve për konsultim publik, si dhe përplasjet midis shumicës qeverisëse dhe opozitës, vazhduan të kufizojnë efektivitetin e Kuvendit. KE i jep “porosi” Shqipërisë: Nevojë urgjente për reformë zgjedhore para vendoreve 2027 4 Nëntor, 18:44 Megjithatë, raporti thekson se paraqitja e shpeshtë e nismave ligjore nga Këshilli i Ministrave, refuzimi sistematik i kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, si dhe politizimi i emërimeve në organet kushtetuese apo institucionet e pavarura, kanë kontribuar të gjitha në kufizimin e mbikëqyrjes që Parlamenti ushtron ndaj qeverisë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.