Lajme Zone
SportReport TV

Muay Thai, 120 sportistë në Vlorë për kampionin e botës! Ceo Ralph Beale: Shqiptarët dallohen për shpirtin luftarak


120 sportistë nga e gjithë bota janë mbledhur në Vlorë në aktivitetin e veçantë dedikuar Muay Thai. Të rinjtë kanë mundësi të mësojnë nga kampioni Jonathan Haggerty, i cili u shpreh se është kënaqësi të demonstrosh në Shqipëri.

Të nxitur nga prezenca e kampionit të botës në Muay Thai, Jonathan Haggerty, rreth 120 sportistë nga vende të ndryshme të botës po marrin pjesë në aktivitetin e dedikuar këtij sporti në Vlorë. Ekipi i Flamurtarit, i quajtur ‘Lamai Muay Thai’, është organizatori i eventit, për këtë sport që po bëhet gjithmonë e më shumë popullorë në Shqipëri dhe që i dedikohet një prej disiplinave më të njohura të arteve marciale. Jonathan Haggerty e vlerëson shumë impenjimin e të rinjve shqiptarë në këtë sport. “Jam i emocionuar që ndodhem këtu. Që të prezantoj aftësitë e Muay Thai dhe të ndihmojmë në rritjen e këtij sporti në Shqipëri, duke nisur me motivimin e luftëtarëve të rinj. Besoj se do të jetë diçka fantastike”, tha Jonathan Haggerty, kampion bote. LEXO edhe...Kampioni i botës në Vlorë, 'Muay Thai' mbledh 120 sportistë nga e gjithë bota! CEO: Shqiptarët dallohen për shpirtin luftarak Dy sportistët vlonjatë, Stiv dhe Brus Jakupi, kampionë në arenën ndërkombëtare dhe tashmë trajnerë të ekipit të Flamurtarit, e cilësuan organizimin e këtij eventi si një moment të rëndësishëm për zhvillimin e Muay Thai në Shqipëri. “Është një ditë e veçantë për mua, vëllain tim, Muay Thai Albania. Është një bashkëpunim i klubit të Flamurtarit. Sjellim kampionin e botës dhe është diçka shumë e madhe për sportin shqiptar. Po marrin pjesë nga e gjithë bota. Nga Tajlanda, Zvicra, çdo vend i Evropës dhe trevat shqiptare”, u shpreh Brus Jakupi, trajner i Muay Thai Vlorë. Për CEO-n e Muay Thai në botë sportistët shqiptarë dallohen për shpirtin luftarak. “Kam 45 vite që merrem me këtë sport. drejtoj Federatën Evropiane dhe prej 35 vitesh bashkëpunoj me qeverinë tajlandeze për zhvillimin e këtij sporti. Shqipëria ka një potencial të madh. Luftëtarët shqiptarë kanë shpirt të jashtëzakonshëm dhe besoj se mund të ndërtojmë një ekip që të konkurrojë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Ralph Beale, CEO Global i Lamai Muay Thai. Prania e një kampioni bote si Jonathan Haggerty dhe e figurave drejtuese të Muay Thai në nivel ndërkombëtar e ktheu Vlorën në një pikë takimi për sportistët dhe të apasionuarit pas arteve marciale, duke promovuar jo vetëm sportin, por edhe qytetin si destinacion për aktivitete sportive ndërkombëtare. SI.E./E.H/ReportTv.al brus jakupi muay thai jonathan haggerty Ralph Beale Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 80.7% Jo! 16.5% Disi! 2.8% Vota total: 1293 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?