Trajneri Jose Mourinho ka hartuar një plan të veçantë për të ndihmuar Vinicius Juniorin të kapërcejë periudhën e vështirë dhe të rikthehet në formën e tij optimale te Real Madridi.
Sipas raportimeve, tekniku portugez ka vendosur të ndërhyjë personalisht për të rikthyer sulmuesin anësor në nivelet e tij më të larta.
Nga ana e tij, Vinicius është plotësisht i vetëdijshëm për formën e tij jo të mirë në këtë fillim sezoni dhe është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë ngushtë me klubin.
Ndryshe nga e kaluara kur reagonte keq pas lënies në stol, braziliani po e pranon me pjekuri rolin e tij të reduktuar në skuadër për momentin. Për Mourinhon, 26-vjeçari mbetet një element me rëndësi jetike për ekipin, jo vetëm për cilësitë në fushën e gjelbër, por edhe për peshën e madhe emocionale që ka në dhomën e zhveshjes.
Për të përshpejtuar këtë proces rikthimi, trajneri ka udhëzuar ndryshime thelbësore në rutinën e përditshme të yllit brazilian. Mourinho ka ndërhyrë madje edhe në oraret e tij në qendrën stërvitore Valdebebas, duke e këshilluar lojtarin që të mos qëndrojë deri vonë, pasi pushimi në shtëpi është po aq i rëndësishëm sa stërvitja.
Si stafi teknik ashtu edhe drejtuesit e klubit madrilen vazhdojnë t'i japin mbështetje maksimale Viniciusit, me besimin e plotë se ai do të dalë shpejt nga kjo situatë delikate. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

