Lajme Zone
Motorristi kapet mat duke ngrënë nga porosia e klientit
PolitikëJOQ Albania

Motorristi kapet mat duke ngrënë nga porosia e klientit

Një video që është bërë virale në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit tregon një motorrist të ndaluar në rrugë, në Napoli, teksa konsumon ushqim nga një paketim që sipas gjithë gjasave duhet t'ia dërgonte një klienti.

Pamjet, të xhiruara nga një banor i zonës dhe të shpërndara gjerësisht në rrjet, u publikuan edhe nga eurodeputeti italian Francesco Emilio Borrelli, duke nxitur një valë të madhe reaksionesh e komentesh.

Nga paketimi që duket në filmim krijohet përshtypja se porosia është bërë përmes një platforme tip "delivery", por për këtë pikë, ashtu si për pjesën tjetër të ngjarjes, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)