Lajme Zone
Motori i avionit merr flakë pas përplasjes me një zog, Boeing 737 bën ulje emergjente (VIDEO)
BotëGazeta Tema
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Motori i avionit merr flakë pas përplasjes me një zog, Boeing 737 bën ulje emergjente (VIDEO)

Alarm në një fluturim të American Airlines në SHBA, pasi një avion Boeing 737 u përplas me zogj menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut. Përplasja shkaktoi probleme në një prej motorëve, nga i cili u panë flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Incidenti ndodhi të hënën në fluturimin 1760, me destinacion Charlotte të Karolinës së Veriut. Në bord ndodheshin gjithsej 181 persona. Pak pas ngritjes, piloti njoftoi kullën e kontrollit për problemin me motorin dhe kërkoi të rikthehej në aeroport.

Një pilot tjetër, i cili kishte parë incidentin, raportoi përmes radios se avioni ishte përplasur me një tufë zogjsh dhe se të paktën motori i majtë mund të ishte dëmtuar. Ndërkohë, një pasagjer ka filmuar momentin kur flakët shfaqeshin nga motori ndërsa Boeing 737 fluturonte mbi det.

Avioni nisi të kryente disa xhiro në ajër përpara se të rikthehej në aeroport, ndërsa ekipet e emergjencës u vunë në gatishmëri në tokë. Boeing 737 u ul përfundimisht në Myrtle Beach në mënyrë të sigurt dhe nuk raportohet për persona të lënduar. An American Airline Boeing 737 hit birds while taking off from Myrtle Beach, South Carolina, Monday, leading to flames shooting from an engine and an emergency landing. pic.twitter.com/BQLefxqKgU

— CNN (@CNN) August 11, 2026