Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa vende do të ketë kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi.Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 10 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 22 deri në 29 gradë. Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje lokale. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 6, ndërsa maksimale do të arrijë 26 gradë.

