Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në pjesët verilindore do të fryjë erëra të forta herë pas here, kryesisht nga veriu.Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 3 deri në 14 gradë, ndërsa maksimale do të jetë në intervalin nga 19 deri në 26 gradë. Në Shkup, pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë 25 gradë.

