Lajme Zone
Moti për ditën e sotme/ Temperaturat deri në 36°C, priten kthjellime dhe vranësira të pjesshme
Të tjeraTop Channel

Moti për ditën e sotme/ Temperaturat deri në 36°C, priten kthjellime dhe vranësira të pjesshme

Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte atmosferike relativisht të ndryshueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte atmosferike relativisht të ndryshueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Moti pritet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, të cilat në mënyrë të lokalizuar do të jenë më të dendura në relievet kodrinore dhe malore.

Këto kushte do të jenë të pranishme deri pasdite, ndërsa më pas vranësirat pritet të shpërbëhen gradualisht dhe moti të jetë kryesisht i kthjellët.

Temperaturat do të mbeten të larta, me minimumin që zbret deri në 16°C dhe maksimumin që arrin në 36°C.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare 7–9 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet i forcës 1–2 ballë, duke sinjalizuar përgjithësisht kushte të qeta detare. Top Channel