Lajme Zone
Moti në Shqipëri, moti me shi e shtrëngata afatshkurtra
Të tjeraTelegrafi

Moti në Shqipëri, moti me shi e shtrëngata afatshkurtra

Shqipëria të premten do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike.

Shqipëria të premten do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët, vranësira mesatare hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në jug e juglindje në orët e mesditës e pasdite. Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje shoqëruar me shkarkesa elektrike në orët e mesditës e pasdite vonë. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare atë veriperëndimorë dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s.Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/