Lajme Zone
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Moti kthen ‘faqe’, pas temperaturave të larta, rikthehen reshjet e shiut në vend! Era rrëzon pemët në Sarandë, në Vlorë merr para karriget (VIDEO)


Reshjet e shiut dhe stuhitë e forta të erës përfshinë disa qytete të vendit, duke shkaktuar rrëzimin e pemëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas parashikimeve, moti do të vijojë të freskohet gjatë ditëve në vijim, me rënien më të ndjeshme të temperaturave të premten.

Pas ditëve përvëluese, moti mori një tjetër kthesë mbrëmjen e së martës. Në disa qytete përfshirë Tiranën, Fierin, Sarandën, Vlorën e Kukësin janë rikthyer reshjet e shiut dhe stuhi të forta ere. Në Kukës erërat e forta kanë shkaktuar problem në disa fshatra, kryesisht sa i përket furnizimit me energji elektrike. Nga stuhia që zgjati vetëm 10 minuta në qytetin bregdetar të Vlorës u rrëzuan pemë, u dëmtuan tendat e karriget e lokaleve si dhe çadrat e vendosura në plazhe. Ndërkohë disa nga karriget e lokaleve në zonën e Lungomares 'fluturuan' nga era e fortë në rrugën kryesore. LEXO EDHE:Stuhia e furishme në Sarandë, 3 persona përfjnë në spital! Motoçiklisti goditet nga degët e një peme (VIDEO) Stuhia duket se ka qenë më e fortë në qytetin bregdetar të Sarandës, ku era e fortë ka rrëzuar disa pemë në mes të bulevardit, por pa shkaktuar dëme në njerëz. Ndërkohë, tre automjete janë dëmtuar si pasojë e rrëzimit të një pishe në zonën e stadiumit. Më herët edhe specialistja e Institutit të Gjeoshkencave, Anira Gjoni, tha për Report Tv se pse java nisi me temperatura të larta, vijimi i saj do të jetë më i freskët. Rënia më e ndjeshme e temperaturave pritet të shënohet të premten. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 23:08 Saranda 'pushtohet' nga moti i keq, rrëzimi i një pishe dëmton tre automjete (VIDEO) Edhe Saranda është 'pushtuar' sonte nga reshjet e shiut dhe erërat e forta.Tre automjete janë dëmtuar si pasojë e rrëzimit të një pishe në zonën e stadiumit Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Kukes Tirane Vlore Fier moti reshje shiu Komento Komente Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 27.8% Nuk e di 8.3% Vota total: 3317 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?