Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh afatshkurtra e të herëpashershme dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Temperaturat maksimale pësojnë rënie pasi arrijnë nga 19-33 gradë Celsius. Reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa hera-herës kryesisht në orët e pasdites parashikohen shtrëngata afatshkurta me shkarkesa elektrike, dhe breshër, kryesisht në zonën lindore. LEXO edhe...Në zonat malore dhe në juglindje priten reshje shiu...parashikimi i motit për sot (VIDEO) Era me drejtim kryesor veriperëndim -juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet hera-herës deri 11m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. P.J/E.H/ReportTv.al moti Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.2% Nuk e di 6.1% Vota total: 5349 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
