Lajme Zone
Moti i keq/ 5 avionë devijuan nga aeroporti i Rinasi, disa u ulën në Bari e Brindisi
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Moti i keq/ 5 avionë devijuan nga aeroporti i Rinasi, disa u ulën në Bari e Brindisi

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi bëri me dije se pesë avionë që pritej të uleshin në Rinas janë devijuar drejt aeroporteve alternative për shkak të vështirësive në ulje. Nisjet nga aeroporti vijojnë normalisht.

Situata nga moti i keq preku edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, të vetmen portë hyrëse dhe dalëse ajrore të vendit. Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi bëri me dije se pesë avionë që pritej të uleshin në Rinas janë devijuar drejt aeroporteve alternative për shkak të vështirësive në ulje. Sipas burimeve, disa prej avionëve janë ulur në aeroportet e Barit dhe Brindisit, në Itali. Një pjesë janë kthyer në Rinas pas përmirësimit të motit, ndërsa të tjerët janë nisur më vonë drejt aeroportit dhe pritet të mbërrijnë më vonë. Nisjet nga aeroporti vijojnë normalisht. LEXO EDHE:Arrestohen 2 të rinj në Elbasan, hajdutë serialë të bizneseve (EMRAT+VIDEO) Ndërkohë, në Portin e Durrësit reshjet e shiut kanë ndërprerë përkohësisht shkarkimin e një pjese të mallrave. Tragetet kanë mbërritur në orar, ndërsa përpunimi i kontejnerëve vijon normalisht. A.C / SI.E. R.Xh Shqiptarja.com TAG: Tirane rinas moti i keq Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.1% Protesta 22.8% Asnjëra 6.2% Vota total: 2363 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?